Interi është kthyer te fitorja në Serie A. Të shtunën, zikaltërit mposhtën në fund Torinon me rezultat 1:0.
Skuadra e Simone Inzaghit ishte më e mirë në fushë, megjithëse edhe mysafirët kishin rastet e veta.
Goli vendimtar i ndeshjes u shënuan një minutë para fundit, kur mesfushori Marcelo Brozoviq realizoi pas asistimit të Nicolo Barellas.
Mërgim Vojvoda luajti tërë ndeshjen për Torinon.
Fitorja ngrin Interin në vendin e tretë përkohësisht me 12 pikë, kurse Torino është e shtata me 10 pikë.
Artikuj të ngjashëm