Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposht Torinon, del në vendin e dytë

Interi e ka fituar ndeshjen e fundit të edicionit 2022/2023 në Serie A. Të shtunën mbrëma, Interi fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 38-të.

Marcelo Brozoviq shënoi në minutën e 37-të me asistim të Romelu Lukakut.

Kristjan Asllani qëndroi në stol tek Interi. Mërgim Vojvoda luajti deri në minutën e 57-të për Torinon.

Me fitore Interi doli në vendin e dytë me 72 pikë, por mund të kalohet nga Lazio. Torino është e nënta me 53 pikë.

Artikuj të ngjashëm