Interi është në kërkim të një mesfushori.
Së fundi sipas “Tuttosportit”, “zikaltrit” e dëshirojnë mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.
Interi pritet të dërgojë një ofertë prej 35 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman, transmeton KTV.
29-vjeçari edicionin që lamë pas fitoi titullin e Premierligës, me Manchester Cityn.
Gundogan ka kontratë me Citizens deri në vitin 2020.