Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon Mertensin e Vertonghenin

Foto: Reuters

Interi është duke kërkuar dyshen belge Dries Mertens e Jan Vertonghen, bën të ditur “Calciomercato” të mërkurën. Klubi “neroazzurë” shpreson të sigurojë dy futbollistët belgë pa dëmshpërblim.

Mertens ka kontratë me Napolin deri në verë të këtij viti, ndërsa është kërkuar nga Interi edhe në afatin kalimtar të janarit. Interi është i gatshëm të plotësojë kushtet e Mertensit 32-vjeçar.

Si Mertensi, mbrojtësi Vertonghen ka kontratë me Tottenhamin deri në fund të stinorit dhe nuk është i interesuar të vazhdojë atë.