Klubi kampion i Francës, Paris Saint-Germain, është futur në garë për transferimin e sulmuesit belg të Napolit, Dries Mertens, shkruan “Voetbalkrant.com”.
Mertensi ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij edicioni. Për futbollistin belg po interesohen Interi, Chelsea e Atletico Madridi. Parisi është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Edinson Cavanin. Cavani do të largohet nga klubi francez në verë.
Mertens 33-vjeçar këtë edicion i ka shënuar 12 gola dhe i ka asistuar gjashtë tjerë, në 29 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm