Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi kërkon huazimin e Maguiret

Skuadra e Interit po tenton të bëjë një lëvizje të fundit në afatin kalimtar të janarit për ta forcuar repartin e mbrojtjes.

“Daily Mail” ka njoftuar të hënën se Interi tashmë ka kontaktuar Manchester Unitedin për kapitenin Harry Maguire. Mësohet se Interi ka kërkuar huazimin e tij deri në fund të sezonit, pasi sllovaku Milan Skriniar do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.

Maguire është i interesuar të transferohet në Itali, pasi tek Unitedi e ka humbur vendin e titullarit këtë edicion, por mbetet të shihet nëse oferta e ekipit italian do t’i bind drejtuesit e Manchesterit. 29-vjeçari këtë sezon ka 16 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm