Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ka gati ofertën për Vidalin

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, raportohet se e ka identifikuar mesfushorin e Bayernit, Arturo Vidal, si cakun kryesor për transferim këtë verë.

Spalletti është nën presion që të forcojë skuadrën, pas përforcimit të Milanit me yje, dhe duket se ia ka vënë syrin një futbollisti me përvojë.

Sipas “BILD”, Vidali po kërkohet nga Interi dhe për të Spalletti është i gatshëm të ofrojë 44 milionë funte.

Vidali, që prej largimit nga Juve më 2015, ka shënuar 16 gola në 89 paraqitje për Bayernin.

Artikuj të ngjashëm