Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi interesohet për Strakoshën

Skuadra e Interit ka shprehur interesim për portierin e Shqipërisë, Thomo Strakosha.

Strakosha, 23-vjeçar, është titullar te Lazio.

Portieri shqiptar ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit 2022. Por, siç raportohet në Itali, Interi është i gatshëm të paguajë dëmshpërblimin për ta pasur në skuadër.