Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ia plotëson kërkesat Brozoviqit

Interi është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat Marcelo Brozoviqit për të mbetur në skuadër.

Mesfushori kroat është në vitin e fundit të kontratës me zikaltrit dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Por mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i ofrojnë gjashtë milionë euro në sezon për ta bindur të mbetet në Serie A.

Për shërbimet e 29-vjeçarit interesim kanë shprehur Liverpooli dhe Tottenhami.