Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi afër marrëveshjez me Brozoviqin

Interi është pranë marrëveshjes me mesfushorin Marcelo Brozoviq për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se kroati ka pranuar kushtet e reja të ofruara nga klubi dhe në javët në vazhdim do ta vazhdojë kontratën.

Me kontratën e re, Brozoviq pritet të ketë rritje të dukshme të pagës, derisa do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

Kontrata aktuale 29-vjeçarit i skadon në verën e vitit 2022.

Këtë sezon në 23 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.