Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton, titulli vendoset në xhiron e fundit

Interi ka fituar në udhëtim ndaj Cagliarit për ta mbajtur të hapur garën për titull të kampionit në Itali. Interi mposhti të dielën Cagliarin me rezultatin 3:1, në xhiron e 37-të, parafundit, të Serie A italiane.

Me këtë fitore, Interi mbetet në vendin e dytë me 81 pikë, dy më pak se Milani. Interi në xhiron e fundit luan në shtëpi ndaj Sampdorias, kurse Milani në udhëtim ndaj Sassuolos.

Milani shpallet kampion edhe me barazim. Matteo Darmian shënoi golin e epërsisë së Interit në minutën e 25-të. Për 2:0 u përkujdes Lautaro Martinez.

Ai shënoi në minutë të 51-të, ndërsa dy minuta më vonë, Cagliari ngushtoi epërsinë në 2:1 nëpërmjet grekut, Charalampos Lykogiannis. Martinez vulosi fitoren e Interit në 3:1 me golin e shënuar në minutën e 84-të.

Artikuj të ngjashëm