Interi ka vazhduar me fitore në Serie A. Kampioni në fuqi, të dielën në shtëpi ka mposhtur Cagliarin me rezultat të thellë, 4:0. Me këtë fitore zikaltërit kanë marrë pozitën e parë në elitën e futbollit italian.
Pjesa e parë u dominua nga vendasit që shënuan një gol. Lautaro Martinez shënoi në minutën e 29-të. Sulmuesi argjentinas dështoi nga pika e bardhë në minutën e 44-t. Me të nisur pjesa e dytë vendasit shënuan për 2:0. Sulmuesi Alexis Sanchez realizoi në minutën e 51-të. Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, realizoi gol të bukur në minutën e 66-të.
Lautaro Martinez vulosi fitoren 4:0 në minutën e 68-të. Pas kësaj fitoreje Interi është lider me 40 pikë, derisa Cagliari është në pozitën e 19-të me 10 pikë.