Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi fiton lehtësisht përballë Salernitanas

Me “hat-trickun” e Lautaro Martinezit dhe dy golave të Edin Xhekos, Interi ka fituar lehtësisht përballë Salernitanas.

Interi të premten mbrëma triumfoi me rezultatin 5:0 në “Giuseppe Meazza” përballë Salernitanas, në kuadër të xhiros së 28-të të elitës së futbollit italian.

Dy golat e parë, Martinez i shënoi në pjesën e parë, dhe që në të dyja golat u asistua nga Nicolo Barella. Të parin e realizoi në minutën e 22-të dhe të dytin, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Martinez e kompletoi tregolëshin në minutën e 56-të kur u asistua nga Edin Xheko.

Vetë Xheko vulosi rezultatin final të ndeshjes, me dy golat e minutës së 64-t dhe të 69-të.

Me këtë fitore, Interi kthehet në pozitën e parë me 58 pikë, një më shumë se Napoli dhe Milani.

Edhe Interi siguron fitoren me dy gola të Lautaro Martinezit Futboll Interi siguron fitoren me dy gola të Lautaro Martinezit

Interi e kan jë ndeshje më pak të zhvilluar.

Salernitana mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë. Frederic Veseli në disfatën e thellë të premten mbrëma, ishte në stol te Salernitana.