Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi rimerr vendin e parë

Interi e ka kryer detyrën në ndeshjen ndaj Udineses të shtunën mbrëma.

Në “Giuseppe Meazza”, Interi triumfoi bindshëm 4:0.

Hakan Calhanoglu (37’), Federico Dimarco (42’), Marcus Thuram (44’) dhe Lautaro Martinez (84’) shënuan golat për “zikaltërit”.

Interi rimerr vendin parë në tabelë me 38 pikë, dy më shumë se Juventusi, që mposhti Napolin një ditë më parë.

Udinese gjendet poshtë në tabelë. Renditet e 16-ta me 12 pikë.