Interi ka mposhtur 5 me 1 Cagliarin për të hyrë në top pesëshe të tabelës në Serie A.
Ivan Perishiq shënoi i pari në ndeshje në minutën e 34-të. Pas tij Ever Banega dyfishoi epërsinë vetëm pesë minuta më vonë.
Boriello ngushtoi rezultatin për Cagliarin, por Perishiq me golin e dytë dhe nga një i Mauro Icardit e Roberto Gagliardinit i sollën fitoren e radhës Interit.
Tani klubi nga Milano ka 51 pikë në pozitën e pestë në tabelë, vetëm një më pak se Atalanta që është e katërta.