Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi favorit për transferimin e Ginterit

Interi është favorit për të transferuar mbrojtësin e Borussia Moenchengladbachut, Matthias Ginter.

Mbrojtësi ka konfirmuar se do të largohet nga klubi gjerman pas pesë sezonesh.

27-vjeçari i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014, ka kaluar gjysmën e dekadës së fundit në Borussia-Park, duke u bërë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të shtetit gjerman.

Por, me njoftimin se do të largohet në fund të sezonit, klubet janë vënë në gatishmëri të lartë për shërbimet e tij. Por, kampioni i Italisë shihet si favorit për transferimin e gjermanit.