Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ginteri befason me skuadrën e re

Matthias Ginter ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me Borussia Monchegladbachun dhe në fund të sezonit do të largohet si futbollist i lirë. 

Mbrojtësi gjermane ka befasuar të gjithë me vendimin e tij.

Edhe pse për shërbimet e lojtari interesoheshin klube si Bayern Munchen dhe Inter, 28-vjeçari ka zgjedhur Freiburgun për të vazhduar karrierën.

“Sport Bild” raporton se klubi i Bundesligës, që po garon për një biletë në Champions League, ka arritur marrëveshje personale me Ginter.