Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kthen interesimin për Ginterin

Barcelona ka rikthyer interesim për shërbimet e mbrojtësit të Gjermanisë, Matthias Ginter ka raportuar të enjten “Mundo Deportivo”.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandezi po e sheh Ginterin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm.

Ginter do të jetë lojtar i lirë në verë dhe ka njoftuar largimin e tij nga Borussia Moenchengladbachu pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Ginter është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Bundesligë dhe synimi i tij është që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër.

28-vjeçari që është reprezentues i Gjermanisë ka 22 ndeshje këtë sezon kurse karrierë ka bërë edhe te Borussia Dortmundi e Freiburgu.

Krahas Barcelonas, interesim për Ginterin ka shfaqur edhe ekipi nga Serie A, Interi.

Artikuj të ngjashëm