Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ginter në bisedime me Aston Villan

Mbrojtësi Matthias Ginter pritet të jetë përforcimi i parë tek Aston Villa në afatin kalimtar të verës.

“Sky” ka raportuar të martën se Ginter është në bisedime me drejtuesit e ekipit anglez, që po insistojnë në transferimin e tij. 28-vjeçari tek Aston Villa mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachun në verë.

Ginterit i është ofruar kontratë katërvjeçare nga ekipi anglez, i cili po shihet favorit për shërbimet e tij.

Ginter këtë sezon ka 29 ndeshje dhe një gol të shënuar për Gladbachun, ndërsa ka luajtur edhe te Borussia Dortmundi e Freiburgu.

Artikuj të ngjashëm