Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ginter drejt Italisë

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Matthias Ginter do ta vazhdojë karrierën në Serie A prej sezonit të ardhshëm.

Ginter ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra e Borussia Moenchengladbachut në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata. Ai pritet t’i bashkohet Interit, ekip që muajin tjetër pritet ta bëjë zyrtare marrëveshjen me gjermanin.

Ginter te Interi do të transferohet si lojtar i lirë dhe do të firmos kontratë afatgjate. Këtë sezon, Ginter ka 17 ndeshje për Gladbachun, ekip te i cili u transferua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi.

Ai gjithashtu, ka edhe 46 ndeshje dhe dy gola të shënuar për Gjermaninë.