Interi po vlerësohet favorit për transferimin e sulmuesit francez të Manchester Unitedit, Anthony Martial, bën të ditur "Tuttosport" të martën.
Francezi është duke u kërkuar edhe nga Juventusi, ndërsa ai po refuzon të vazhdojë kontratën me Unitedin.
Martial ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit 2019, ndonëse skuadra angleze ka edhe mundësinë për të vazhduar kontratën edhe për një vit.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio admiron Martialin dhe raportohet se skuadra italiane është favorite për të transferuar sulmuesin francez në rast se ai vendos të largohet.
Artikuj të ngjashëm