Trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi tha të mërkurën se do të mirëpresë Christian Eriksenin përsëri me “krahë hapur” në ekip, pasi mesfushori i Danimarkës pësoi një sulm kardiak në ndeshjen e parë të “Euro 2020” kundër Finlandës.
29-vjeçari i kaloi disa ditë në spital dhe iu vendos një pajisje për të rregulluar rrahjet e zemrës së tij pas ndeshjes së 12 qershorit.
Perspektivat e Eriksenit për të rifilluar karrierën e tij janë në dyshim dhe përdorimi i pajisjeve të tilla n ë futbollin profesionist në Itali nuk është i qartë, por klubi bëri të ditur se mesfushori do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
“Tani për tani, ai ka nevojë për të pushuar, por si trajner i Interit unë e pres me krahë hapur”, tha Inzaghi.
“Unë fola me të përpara Evropianit, por jo që nga aksidenti i tij. Ai është një lojtar të cilit do t'i besoja”.