Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi e Milani në garë për Elmasin

Mesfushori Eljif Elmas pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni dhe në garë për të siguruar shërbimet e tij, janë Interi dhe Milani, njoftuan të martën mediumet italiane.

Napoli është i gatshëm ta lë të lirë Elmasin, nëse merr një ofertë prej 35 milionë euro, të cilën pritet ta ofrojnë si Milani ashtu edhe Interi.

Te Milani, po e shohin Elmasin si zëvendësim për Franck Kessien, i cili në verë do të largohet si lojtar i lirë. Milani për ta bindur Napolin në lirimin e Elmasit, është i gatshëm ta përfshijë në ofertë edhe kartonin e sulmuesit kroat, Ante Rebiq.

Elmas 22-vjeçar iu bashkua Napolit në vitin 2019 nga Fenerbahçe për 15 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Ai këtë sezon ka gjashtë gola e po aq asistime në 39 ndeshje në të gjitha garat.