Skuadrat nga La Liga, Real Madridi dhe Barcelona kanë shprehur interesim për mesfushorin e Napolit, Eljif Elmas. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.
Mësohet se dy ekipet spanjolle po interesohen për transferimin e Elmasit në fund të këtij edicioni, pasi po e shohin si përforcim të rëndësishëm për mesfushën.
Elmas 22-vjeçar është reprezentues i Maqedonisë së Veriut dhe me ekipin nga Serie A, ka kontratë deri në vitin 2025.
Ai këtë sezon, ka dy gola e po aq asistime në 16 paraqitje për Napolin në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 20 milionë euro.