Nabil Fekir mund të largohet nga Real Betisi në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave spanjolle, për mesfushorin francez interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Interi dhe Liverpooli.
Te Liverpooli, Fekirin e shohin si zëvendësues të Gini Wijnaldumit, që do të largohet gjatë kësaj vere.
Fekir edhe në të kaluarën është lidhur me një kalim te Liverpooli, por që nuk u realizua.
Ai këtë edicion me Real Betisin ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 25 ndeshje në La Liga.
27-vjeçari ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023.
Artikuj të ngjashëm