Nabil Fekir mund të largohet nga Real Betisi në fund të sezonit. Për mesfushorin francez interesim kanë shprehur dy skuadra italiane.
Napoli dhe Interi janë ekipet që po synojnë ta bindin lojtarin të transferohet në Seri A.
Betisi për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 40 milionë euro.
Për Fekirin interesim ka shprehur edhe Valencia.
Ai është pjesë e Betisit që nga viti 2019 kur u transferua nga Lyoni.
Edhe Betisi kërkon 40 mln për FekirinKëtë sezon në 25 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka pesë asistime.
27-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2023.