Interi është në kërkim të një mesfushori. Trajneri i Interit, Antonio Conte, u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të përforcoj ekipin.
Sipas mediave spanjolle klubi italian është duke e monitoruar situatën e Nabil Fekirit te Real Betisi.
Mesfushori francez mund të largohet nga La Liga këtë edicion pas interesimit të disa skuadrave të njohura evropiane.
Interi është i gatshëm të dërgoj një ofertë mbi 30 milionë euro për Fekirin.
27-vjeçari ka kontratë me Betisin deri në vitin 2023.
Ai këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.