“Derby d’Italia” i pari këtë edicion në Serie A do të zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në Milano.
Kampioni në fuqi, Interi do të jetë nikoqir i rivalit të vjetër Juventusit. Të dy skuadrat nuk e kanë nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë dhe ky derbi i gjen me ndryshime.
Skuadrën zikaltër tani e udhëheq Simone Inzaghi derisa ekipin e Juventusit, Massimiliano Allegri.
Tek Interi do të mungojë golashënuesi më i mirë Romelu Lukaku, sikurse edhe te Juvnetusit, Cristiano Ronaldo, që tashmë janë transferuar në Angli.
Interi dhe Juventusi në mesjavë kanë fituar në Champions League derisa fitore synojnë edhe xhiron e nëntë në Serie A.
Edhe
Dy derbi në Itali
Interi është në pozitën e tretë me 17 pikë të tubuara, tri më shumë se Juventusi që zë vendin e shtatë në tabelë.
Ndeshja e fundi ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitore të Interit 2:0.
Ndeshje tejet interesante do të zhvillohet edhe në kryeqytet. Roma e pret në shtëpi Napolin që është lider.
Roma do të kërkojë t’ia shkaktojë humbjen e parë skuadrës napolitane që në tetë ndeshje ka po aq fitore.
Edhe
Dy ndeshje të zjarrta në Serie A
Te Napoli nga minuta e parë do të jetë mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Roma e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho vjen pas humbjes së thellë nga Bodo/Glimit 6:1 në Ligën e Konferencës derisa Napoli mposhti Legian e Varshavës në Ligën e Evropës. Milani do të kërkojë të vazhdojë me fitore në ligë. “Rossonerët” do të jenë mysafirë të Bolognas.