Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi “blindon” Lautaron

Skuadra e Interit ka nisur bisedimet me Lautaro Martinezin për vazhdimin e kontratës.

Sulmuesi argjentinas që po kalon në një formë të shkëlqyer këtë edicion do të shpërblehet me kontratë të re.

Sipas “Tuttsportit”, drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar Lautaros pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit plus bonuse, për të mbetur te Interi.

Drejtuesit e klubit zikaltër gjithashtu janë duke finalizuar detajet e marrëveshjes ku do të largohet edhe klauzola prej 111 milionë eurove që ka sulmuesi.

23-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat për Interin ka shënuar 13 gola dhe shtatë asistime.