Interi është duke përgatitur kontratë të re për mesfushorin Nicolo Barella. Forma e mirë që po kalon mesfushori italian këtë edicion ka bërë që drejtuesit e klubit ta shpërblejnë me kontratë të re.
Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit.
24-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2024. Klubi italian po planifikon t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me rritje të dukshme të pagës.
Barella këtë sezon me Interin në të gjitha garat ka shënuar tre gola dhe 10 asistime.