Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inter Turku prezanton Arlind Sejdiun

Arlind Sejdiu - Inter Turku

Futbollisti kosovar, Arlind Sejdiu, karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Inter Turkut. Klubi i Superligës së Finlandës, ka bërë të ditur se Sejdiu ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare. Tek skuadra finlandeze e kanë vlerësuar Sejdiun si lojtarë të së ardhmes.

21-vjeçari ka 68 ndeshje në Superligën e Finlandës. Në edicion e kaluar ishte pjesë e Lahtit ku shënoi tri gola dhe bëri edhe një asistim në 31 ndeshje.

“Premtoj gola, asistime dhe gjuajtje të shkëlqyeshme për ta ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat. Besoj shumë që tek Interi do të bëjë ndeshje të mira. Jam shumë i lumtur që më në fund mund të fokusohem në pozicionin tim të lojës, si sulmues i krahut të majtë. Sezonin e kaluar kam luajtur si mesfushorë, e që nuk ishte pozita ime”, tha Sejdiu për faqen zyrtare të klubit. Sejdiu si lojtar është rritur te Honka, kurse në edicionin e fundit ishte pjesë e Lahtit. Futbollisti me prejardhje nga Mitrovica ka luajtur për grupmoshat e reja të Finlandës, kurse nga nëntori i vitit të kaluar i është bashkuar Koosvës U21. Në dy ndeshje me “Dardanët” ka shënuar një gol.