Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Incident i rëndë për Bullgarinë para ndeshjes me Gjeorgjinë

Përfaqësuesja e Bullgarisë të premten mbrëma ka pasur aksident të rëndë trafiku.

Bullgaria do të luajë në Ligën e Kombeve kundër Gjeorgjisë të dielën, dhe sipas mediave të huaja, aksidenti ka ndodhur në një tunel në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Nuk dihet se si ka ndodhur ky aksident, por rëndë i lënduar ka mbetur mesfushori Todor Nedelev.

“Kemi qëndruar me të gjithë natën. Operimi ka shkuar me sukses. Për operim të tillë është dashur të kemi lejen e familjes. Problemi ka qenë se i ka mbetur një copë xhami në kafkë”, ka thënë një zyrtar për media i Përfaqësueses së Bullgarisë.

Gjendja e Nedelevit është stabile.

Pavarësisht incidentit, ndeshja pritet të luhet të dielën.