Skuadra e divizionit të katërt të futbollit gjerman Sportfreunde Lotte, u rikthye në stërvitje javën e kaluar përpara sezonit 2020/21 në Ligën Rajonale të perëndimit. Duke i futur lojtarët me ritmin e tyre, megjithatë, vetëm për herë të dytë që po punon ndonjëherë në këtë nivel, ishte një trajnere femër: Imke Wuebenhorst, shkruan Deutsche Welle.
E freskët nga përfundimi i shkollimit prestigjioz të Gjermanisë për stërvitje që u pajis me licencën që njihet me emrin “Fussball-Lehrer” (mësues i futbollit), Wuebenhorst 31-vjeçare, për herë të dytë në karrierë është në krye të një ekipi të futbollit të meshkujve. Pasi mori detyrën e trajneres për gjashtë muaj përgjatë vitit të shkuar te BV Cloppenburg në kategorinë e pestë, Wuebenhorst tani është bërë vetëm trajnerja e dytë femër në kategorinë e katërt të Gjermanisë për edicionin e ri pas Inka Grings që ishte në krye te SV Straelen sezonin e kaluar. Wuebenhorst pranon se dëshira e saj ka qenë që gjithmonë t’i përkushtohet futbollit dhe në sezonin e ri, ka synime të mëdha. Synon ta ngritë ekipin e saj, Lotte, në kategorinë e tretë për t’u bërë trajnerja e parë femër që punon në këtë divizion. Ndërsa, sa i përket së ardhmes, Wuebenhorst e sheh veten një ditë duke drejtuar një klub të Bundesligës.
”Asnjëherë nuk kam dashur të bëj asgjë tjetër, me përjashtim që të merrem me futboll. Unë gjithmonë kam dashur të jem trajnere dhe gjithmonë kam dashur të jem një trajnere me kualifikime të shumta. Kam studiuar sport, biologji dhe arsim, por jo sepse kam dashur të jem mësuese; e dija që ato lëndë do të më ndihmonin të bëhesha trajnere e nivelit të lartë”, insiston Wuebenhorst. “Kam nisur në divizionin e pestë të meshkujve, tani jam ngritur në të katërtin. Fillimisht, dua që ekipin ta ngrit në divizionin e tretë dhe pastaj të mund të ëndërroj një punë në një ekip të Bundesligës. Kjo është ëndrra ime dhe nuk do të dorëzohem deri sa ta realizoj”.
-
Historike, klubi profesional gjerman bëhet me trajnere
-
Luajti për të rinjtë e Gjermanisë, Shqipërisë e Kosovës, Feka synon fillim të ri në kategorinë e pestë
-
Vendim historik, një trajnere për ekipin e futbollistëve të Bundesligës
-
Ekipet e futbollisteve duhet të kenë trajnere, jo vetëm trajnerë
-
Në Gjermani vlerësohet lart transferimi i Memetit tek Eintracht Frankfurti