Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri shënon, por Zvicra U21 rrezikon kualifikimin

Kastriot Imeri ka shënuar gol në barazimin që Përfaqësuesja e Zvicrës U21 e ka arritur në udhëtim te Moldavia e kësaj grupmoshe, 1:1.

Futbollisti i Servettes, Imeri, realizoi nga pika e penalltisë në minutën e pestë të ndeshjes.

Imeri e kompletoi ndeshjen, bashkë me portierin e Luganos, Amir Shaipi.

bankën rezervë te Zvicra U21 ishte Bledian Krasniqi i Zuerichut.

Ishte ndeshja e fundit e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, që do të zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani në qershor e korrik të vitit tjetër.

Zvicra U21 e mbyll kampanjën kualifikuese në vendin e dytë me 23 pikë të grumbulluara.

Edhe Imeri ia siguron fitoren Shpresave të Zvicrës Sport Imeri ia siguron fitoren Shpresave të Zvicrës

Holanda e ka siguruar kualifikimin tutje si fitues i grupit.

Në Evropianin e të rinjve kualifikohen nëntë fituesit e grupeve, si dhe vendi i dytë më i mirë.