Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri ia siguron fitoren Shpresave të Zvicrës

Kastriot Imeri e ka shënuar golin e fitores për Përfaqësuesen U21 të Zvicrës në futboll.

Imeri shënoi në minutën e 45-të golin e fitores ndaj Bullgarisë në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2023.

Imeri luajti deri në fund të takimit, ndërsa në portë ishte edhe Amir Shaipi. Bledian Krasniqi ishte në stol. Me këtë fitore Zvicra është forcuar në vendin e parë në Grupin E.