Zvicra U21 ka shënuar fitore të thellë ndaj Uellsit në kualifikimet për Euro 2023. Të premten mbrëma në Laussane, Zvicra fitoi 5:1.
Kontribut në këtë fitore kanë dhënë edhe futbollistët shqiptarë. Kastriot Imeri luajti në mesfushë dhe asistoi në golin e tretë. Portën e ruajti Amir Shaipi. Te Shpresat e Zvicrës debutoi Ardon Jashari. Ai luajti prej minutës së 70-të.
Zvicra udhëheq në grupin E me 19 pikë nga shtatë ndeshje. Ka gjashtë fitore e një barazim. Holanda është e dyta me 14 pikë nga gjashtë ndeshje.
Artikuj të ngjashëm