Futbollistët shqiptarë kanë udhëhequr Zvicrën 21 drejt fitores ndaj Malit të Zi.
Të martën mbrëma në Podgoricë, Zvicra U21 fitoi 2:0. Kapiteni Ardon Jashari asistoi në golin e parë, ndërsa Valmir Matoshi shënoi golin e dytë.
Për Zvicrën luajti edhe Leon Avdullahu.
Me fitore Zvicra u kthye në vendin e parë në grup. I ka 17 pikë nga tetë ndeshje. Finlanda e Rumania i kanë nga 16 ndërsa Shqipëria 13.