Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi: Portieri i Ferizajt na mohoi golin

Shpëtim Idrizi ka thënë se ka qenë portieri i Ferizajt, Marko Jovanovski, ai i cili ia mohoi golin skuadrës së Trepçës ’89 në ndeshjen e së shtunës në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Trajneri i mitrovicasve tha se një pakujdesi në mbrojtje u kushtoi me gol të pranuar, ndërsa është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve deri në fundin e ndeshjes.

“Gabimi i parë, mosvendosja e mirë në mbrojtje, na kushtoi me një gol. Në këtë ballafaqim ne dhamë maksimumin. Duhet përmendur edhe se portieri i Ferizajt ishte më meritori që ata morën pikët e plota nga kjo përballje. Në pjesën e dytë nuk arritëm t’i shënojmë rastet që i patëm. Ne do të mundohemi t’i rikuperojmë pikët e humbura dhe të vazhdojmë tutje”, deklaroi Idrizi pas ndeshjes.