Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Idrizi asiston në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola

Blendi Idrizi ka asistuar në golin e parë të shënuar në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola. Idrizi asistoi për golin e parë të Regensburgut që pësoi disfatë nga Heidenheimi me rezultatin 5:4.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 17-të të Bundesligës 2 të Gjermanisë.

Idrizi në minutën e 48-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 77-të.