Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, nuk është aspak i kënaqur te skuadra franceze PSG për shkak të raporteve të këqija me Neymarin dhe Kylian Mbappen.
Për shkak të kësaj situate Icardi do të largohet nga PSG-ja në fund të këtij edicioni, ka shkruar “L’Equipe” të premten.
Icardi 27-vjeçar, para fillimit të këtij edicioni u huazua te PSG-ja nga Interi për një vit, me opsionin e blerjes për 70 milionë euro. Icardi deri më tash ka shënuar 20 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat për ekipin francez.
Artikuj të ngjashëm