Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Icardi i lumtur me kalimin te PSG-ja

Sulmuesi Mauro Icardi ka insistuar se kalimi nga Interi te PSG-ja, është një hap shumë i madh në karrierën e tij.

Në një intervistë për kanalin televiziv të ekipit francez, Icardi të martën ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e PSG-s për edicionin 2019/20, transmeton Koha Ditore.

Ai të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës u huazua te PSG-ja për një vit dhe ekipi francez ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 70 milionë euro.

"Jam shumë i lumtur. Është një sfidë e madhe për mua të luaj për një ekip si PSG-ja. Është një hap i madh në karrierën time dhe shpresoj të shijoj suksese me këtë fanellë", ka deklaruar Icardi. 26-vjeçari, gjithashtu ka zbuluar se për t'iu bashkuar PSG-s, ka refuzuar ofertat e ekipeve nga Serie A, si Napoli e Roma.