Luciano Spalletti është në hall. Trajneri i Interit i cili në shenjë shpërblimi ndaj skuadrës për punën që ka bërë gjatë kësaj periudhe ka vendosur të anulojë seancën e dytë stërvitore për ditën e enjte që do të zhvillohej pasdite, rrezikon të mos ketë në dispozicion për transfertën delikate të së shtunës në mbrëmjes dyshen më efikase në sulm Icardi-Perishiq.
Kapiteni i Interit ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi që pësoi disa ditë më parë ndërsa edhe Perishiq mori një goditje në sfidën e fundit ndaj Bolognas, transmeton SS.
Nëse do të grumbullohen për këtë takim gjithçka do të vendoset në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes, pikërisht këtë të premte.
Nëse kjo dyshe nuk ia dalin ka shumë gjasa që Rafinha të luajë për herë të parë si titullar me zikaltrit, pikërisht në Marassi ndaj Genoas.