Paris Saint-Germaini do të jetë pa sulmuesin Mauro Icardi për katër javë. Ekipi nga Ligue 1, ka bërë të ditur se Icardi ka dëmtuar krahun në ndeshjen e fundit ndaj Brestit, të cilën PSG-ja e fitoi me rezultatin 4:2.
“Kthimi i Icardit në fushë, pritet të bëhet pas katër javësh”, thuhet në njoftim. Lëndimi i Icardit vjen në një moment jo të duhur për sulmuesin, i cili ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e para të këtij edicioni. Krahas mungesës ndaj Reimsit të dielën, Icardi do t’i mungoj edhe Përfaqësueses së Argjentinës për ndeshjet e muajit shtator.