Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi lëndohet sërish, mungon katër ndeshje

Zlatan Ibrahimoviq ka pësuar lëndim të kofshës së majtë dhe do t’i mungojë Milanit në katër ndeshje të rëndësishme.

Ibra u zëvendësua në fitoren 2:1 ndaj Romës të dielën për shkak të një lëndimi në këmbën e majtë.

Ai është i detyruar të pushojë për katër ndeshjet e rëndësishme të skuadrës, atë kundër Udineses, Hellas Veronas, Napolit dhe Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Evropës. 39-vjeçari është lider i Milanit dhe në 14 ndeshje në Serie A ka shënuar po aq gola dhe ka kontribuar me një asistim.

Një gol e ka shënuar në Kupë dhe një në Ligën e Evropës.