Futbollisti i të rinjve të Bayern Munichut që po vlerësohet shumë në Gjermani, Arijon Ibrahimoviq, ka zënë vend në listën e skuadrës së trajnerit Julian Nagelsmann për herë të parë në karrierën e tij.
Ibrahimoviqi është nga Kosova, ndërsa shpreson që të paraqitet për herë të parë me skuadrën seniore, në duelin kundër Hoffenheimit në Bundesligë.
Ibrahimoviqi është vetëm 16 vjeç.
Mesfushori me tipare sulmuese ka regjistruar 47 paraqitje për skuadrën U19 të Bayern Munichut.
Ka realizuar 21 gola dhe 24 asistime.
Talenti i bavarezëve po paraqitet rregullisht edhe në “UEFA Youth League”.
Edhe
Bayerni ka besim të plotë tek Ibrahimoviqi kosovar
Ai u paraqit edhe për ekipin e dytë të Bayernit dhe la gjurmë edhe aty. Shënoi dy gola në vetëm 29 minuta.
Tani bankën rezervë para ndeshjes me Hoffenheimin e ndanë bashkë me yllin Sadio Mane, 30-vjeçar.