Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviqi do të mungojë edhe ndaj Hellas Veronës

Zlatan Ibrahimoviqi nuk do të jetë i gatshëm as për duelin ndaj Hellas Veronës, që Milani e luan të shtunën në “San Siro”, në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Reprezentuesi suedez do të kthehet në stërvitje të enjten në “Milanello”, por ai nuk do të përfshihet në skuadër për duelin e së shtunës.

Ibra ishte lënduar në ndeshjen kundër Lazios, takim në të cilin shënoi një gol. Pikërisht, dueli ndaj Lazios është i vetmi këtë sezon për 40-vjeçarin me Milanin. Në total ka luajtur vetëm 30 minuta.

Lajm i mirë për Stefano Piolin është se Olivier Giroudi do të jetë i gatshëm kundër Hellas Veronës.

Artikuj të ngjashëm