Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimobiq mbush 40 vjet në tetor dhe do ta festojë ditëlindjen e tij duke nxjerrë një libër të ri për jetën e tij.
“Unë tashmë ju kam treguar për të kaluarën time, në këtë libër unë do të zbuloj gjithçka tjetër”, ka thënë Ibra. 39-vjeçari u kthye në Serie A në janar të vitit 2020 dhe ka pasur ndikim të madh në San Siro, duke e ndihmuar Milanin të përfundojë në vendin e dytë në sezonin 2020/2021.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se suedeze tani do të nxjerrë një libër të ri për jetën e tij deri më tani, por shpjegoi se do të jetë ndryshe nga faqet e tij të mëparshme.
“Unë tashmë ju kam thënë për të kaluarën time, ju e dini se si luaj. Në këtë libër zbuloj gjitha tjetër: atë që kam mësuar në jetë. Nëse ju pëlqente Ibra nga Sanremo, do ta gjeni këtu. Ka momente të jetës dhe sportit që nuk i kam zbuluar kurrë më parë. Në moshën 40-vjeçare, unë dua ta zbuloj botën time më të thellë, vlerat dhe rregullat e mia të rrepta të jetës, momentet që më bënë të bëhesha lojtari më i mirë në botë. Do të tregoj detaje të panjohura nga karriera ime. Për shembull, marrëveshja me një klub nuk është realizuar në ditë ne nënshkrimit. Nëse nuk do të prishej, unë nuk do të isha në Milan sot”, është shprehur Ibrahimoviq,.