Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq dhe Kessie mund të kthehen ndaj Lazios

Zlatan Ibrahimoviq dhe Franck Kessie po punojnë për të qenë gati për t’iu kthyer Milanit për ndeshjen kundër Lazios, njofton “Sky Sport Italia” të martën.

Dyshja e Milanit pritet të luajnë ndeshjen e tyre të parë për edicionin 2021/2022 kundër Lazios pas ndeshjeve që përfaqësueset po i luajnë në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”.

Të dy futbollistët munguan në dy ndeshjet e para të këtij edicioni që Milani i zhvilloi kundër Sampdorias dhe Cagliarit, por Ibrahimoviq është kthyer në stërvitje pas lëndimit në gju, ndërsa Kessia pas një probleme muskulor gjatë përgatitjeve për sezonin e ri.

Oliver Giroud do të mungoj ende për shkak të koronavirusit, por boshllëkun e tij në sulm pritet ta mbuloj ndaj Lazios sulmuesi suedez. Është edhe dëshirë e vet Ibrahimoviqit të kthehet këtë fundjavë.