Zlatan Ibrahimoviç ka thënë se do të jetë një ‘version më i mirë’ i tij, kur të rikthehet në Manchester United nga lëndimi.
Sulmuesi suedez u lëndua në finalen e Europa Ligës, në fitoren 2-0, të ‘Djajve të Kuq’ kundër Ajaxit, dhe që nga ajo kohë është jashtë fushave të lojës.
“Do të kaloj çdo pengesë që më del përpara për të arritur qëllimet e mija. Kur të rikthehem në fushën e gjelbër, do të jem më i mirë se më parë. Imagjinojeni si do të jetë”, ka thënë Ibrahimoviç, shkruan kp.
35 vjeçari ka realizuar 28 gola në sezonin e tij të parë me Manchester United, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të Unitedit, ndërsa këtë verë ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare me ekipin nga ‘Old Trafford’.