Zlatan Ibrahimoviq ka kthyer kohën prapa sa ishte pjesë e skuadrës LA Galaxy, dhe ka nënvizuar se ai ende është futbollisti më i mirë i gjallë që ka luajtur në MLS.
40-vjeçari i kaloi dy vjet te skuadra e elitës së futbollit të SHBA-së, duke shënuar 53 gola dhe dhuruar 15 asistime në 58 paraqitje në të gjitha garat.
U kthye në Evropë te Milani në vitin 2020 si lojtar i lirë.
“Jam shumë i lumtur. I jam falënderues MLS-së, sepse më dha shansin të ndihesha gjallë. Por, problemi ishte se unë isha ende shumë i gjallë. Kështu që isha shumë i mirë për gjithë atë garë. Këtë edhe e tregova”, ka deklaruar Ibrahimoviq në një intervistë dhënë për mediumin “ESPN”.
Ibra më pas tha se ndoshta një ditë mund të kthehet sërish, për t’u treguar siç thotë ai “çfarë është futbolli i vërtetë”.
e Ibrahimoviqit me Milanin skadon në fund të këtij sezoni. Ai ka shënuar tetë gola në 20 paraqitje këtë sezon.